SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, e akuzuar për konfliktin e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku u dhunua me sende të forta Vladimir Bruçi. Lidhur me ngjarjen Izmir Sakica u shpall fajtor për veprat penale: “Prishja e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”. Sakica u dënua me 4 vite burg, me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 2 vite e 8 muaj burgim.
Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u shpallën fajtorë për “Prishjen e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe u dënuan fillimisht me nga 2 vite burg secili. Pas uljes së dënimit me një të tretën, në kuadër të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre do të vuajë nga 16 muaj burgim. Të dy u shpallën të pafajshëm për akuzat që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municioneve.
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan në Polici në Janar të 2025. Asakohe dyshja deklaruan se kishin zgjedhur që të vetëdorëzoheshin për shkak se ishin pajtuar me Bruçin.
Dhuna ndaj Vladimir Bruçit
Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Konkretisht në konflikt u përfshinë Edmond Sakica, 47 vjeç, Izmir Sakica, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç (djali i Vladimir Bruçit). Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta./ZËRI


