Aktualitet

Plagosja me thikë e të miturit, nxënësit protestojnë para Komisariatit të Delvinës: Situatë e përsëritur, nuk ndihemi të sigurt

Dy nxënësit të moshës 16 dhe 15- vjeçare u konfliktuan e njëri-tjetrin, ku sherri degradoi me përdorimin e thikës. Si pasojë, 16-vjeçari është plagosur në shpatull.

I.F
Plagosja me thikë e të miturit, nxënësit protestojnë
Pamje nga protesta e nxënësve

SARANDË- Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë dalë sot në protestë para Komisariatit në Delvinë pas plagosjes së të miturit jashtë ambienteve të shkollës. Dy nxënësit të moshës 16 dhe 15- vjeçare u konfliktuan e njëri-tjetrin, ku sherri degradoi me përdorimin e thikës. Si pasojë, 16-vjeçari është plagosur në shpatull.

Nxënësit shprehen se situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Ata shprehen se nuk është ndërhyrë në kohë për të parandaluar incidentin. Më tej, nxënësit shtojnë se 15-vjeçari ka marrë leje për të dalë nga shkolla dhe ka shkuar në shtëpi për të marrë thikën.

“Ai djali 15 vjeç ka dalë nga shkolla, ka marrë leje dhe ka shkuar n shtëpi që të marrë thikën, ëmë pas ka dashur që djali tjetër t’i afrohet në një vend ku ka qenë pa njerëz të tjerë. Kanë qenë disa bashkëmoshatarë që kanë pasur frikë të futen, por njeri u fut dhe lëndoi dorën. Shkolla ka thënë që ne nuk bëjmë dot gjë se ka ndodhur jashtë shkolle. Ai rast ka ndodhur disa metra afër shkollës. Ne kërkojmë sigurinë tonë dhe drejtësi për atë djalin. Nuk është e drejtë që ai të vijë këtu në shkollë se ne nuk do jemi më të sigurt nëse ai kthehet përsëri këtu. Do të vazhdojmë protestën nëse do të kthehet”, tha një prej nxënësve.

“Unë me djalin që kishte thikën e kisha në klasë dhe është gjithmonë problematik. Nuk është hera e parë që i bën këto gjëra. Ne e shohim çdo ditë, nuk mendoj se ai ka surrat të vijë më në shkolle”, shtoi nxënësja tjetër.

“Babai i tij vjen këtu na thotë neve që jemi gënjeshtarë. Vjen këtu dhe i bie xhepit m krenari ndërkohë që ne i themi që leku nuk vlen asgjë”, u shpreh një tjetër nxënëse.

Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor. Nxënësit shprehen se drejtoria e shkollës nuk ka qenë korrekte në trajtimin e rasteve të tilla, duke lejuar nxënësin që shkaktoi konfliktin të largohej nga shkolla që në orën e pestë, ndërkohë që procesi mësimor zhvillohet me gjashtë orë mësimi.

Ngjarja ndodhi më 4 mars, ku dy të mitur të moshës 15 vjeç dhe 16 vjeç u konfliktuan me njëri-tjetrin. Sipas Policisë ngjarja ndodhi në lagjen “Sinan Ballati”, ndërsa i mituri u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB