Aktualitet

Detaje nga plagosja në Shijak, autori qëlloi me armë drejt biznesit, plumbat prekin autobusin

Autori nuk është arrestuar ende nga policia

E.K
Detaje nga plagosja në Shijak, autori qëlloi me armë drejt
Pamje nga plagosja

SHIJAK- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i armatosur në Shijak, ku i plagosur mbeti 36-vjeçari, Enidor Dedja.

Raportohet se autori Arbër Hoxha ka qëlluar me breshëri plumbash drejt njësisë që tregton aksesorë për automjete.

Plumbat kanë dëmtuar dhe xhamat e një autobusi të parkuar në anën tjetër të rrugës, përballë vendit të ngjarjes.

Ngjarja u regjistrua pranë biznesit të Enidor Dedjas, një dyqan për pjesë këmbimi.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti për paratë mes dy të rinjve, ndërsa më pas situata ka agravuar teksa 30-vjeçari ka plagosur me armë zjarri Dedjan dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia dhe grupi i ekspertëve të kriminalistë kanë ‘zbarkuar’ në vendngjarje për të grumbulluar provat e nevojshme për hetimin.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje nga plagosja në Shijak, autori qëlloi me armë drejt
Xhamat preken autobusin

/ZËRI

Poll

MOS HUMB