
TIRANË- Një video që tregonte për nivelin e nitratit në një frut pjepri u kthye në një çështje të rëndësishme në vend. Ishte moderatori Blendi Fevziu, ai i cili me anë të një pajisjeje bëri matjet, duke treguar shifrat alaramante të nitratit në frut, video, e cila u bë virale në rrjet. Madje për të reagoi edhe ministria e Bujqësisë, Anila Denaj.
Kështu, nisur nga shqetësimet e publikut, por edhe mesazhet e shumta që erdhën në redaksinë e ZËRI-t pas publikimit të lajmit, kërkuam një përgjigje zyrtare nga AKU.
"Kërkojmë nga ju një saktësim për të qetësuar dhe qytetarët: A është kjo pajisje e duhura për të bërë matje të tilla? Sa është marzhi i gabimit? Si është mënyra e duhur për të bërë matje të tilla?,"-ishin disa nga pyetjet që ZËRI i drejtoi zyrtarisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, përgjigjen për të cilat e mori sot. Sipas AKU, mostrat për frutat dhe perimet merren nga vetëm inspektorët e AKU dhe më pas analizohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), autoritet që përmendi edhe ministrja Denaj. Për një rezultat sa më pranë të vërtetës, AKU theksohen se analizat duhet të kryhen me pajisje të sofistikuar duke përdorur HPLC (High-performance liquid chromatography), gjë e cila lejon zyrtarisht dedektimin së më të saktë në përputhje me atë që vepron BE.
"AKU vepron në zbatim të planeve të miratuara të kontrollit zyrtar me bazë risku sipas fushës përkatëse, përfshirë dhe plane të veçanta monitorimi. Sqarojmë se për analizimin e mbetjeve të nitrateve në produktet me origjinë bimore, mostrat merren nga inspektorët AKU dhe analizohen në laboratorin e referencës kombëtare Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), institucion shtetëror ky i foksuar në akreditimin e testeve laboratorike, duke zbatuar eskluzivisht metodë zyrtare që përcakton edhe pajisjen analizuese. Konkretisht, analizat kryhen me pajisje të sofistikuar duke përdorur HPLC (High-performance liquid chromatography), gjë e cila lejon zyrtarisht dedektimin së më të saktë në përputhje me atë që vepron BE. Mbi bazën e monitorime vjetore për çfarë konstatuar, MBZHR bën vlerësimin e riskut për monitorimin e vitit pasardhës,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin e AKU për ZËRI.
Kështu që, edhe pse u përdor për të rritur ndërgjegjësimin e autoriteteve lidhur me produktet që konsumojmë, të vërtetën mund ta thotë vetëm një analizë në laborator./ZËRI