Aktualitet

"Po ju vëzhgojmë..."/ 20 qytete në Shqipëri që do të monitorohen me kamera (LISTA)

Puna ka filluar menjëherë në Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës.

k.m.
"Po ju vëzhgojmë..."/ 20 qytete në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- 20 qytete të vendit do të pajisen një sistem kamerash inteligjente. Kamerat do të vendosen për të rritur sigurinë e komunitetit, por edhe për monitorimin e trafikut. "Tv Klan" ka zbardhur listën me 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, e puna ka filluar menjëherë në Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës. Më pas, projekti do të "shtrihet" edhe në qytetet e tjera, të cilat janë përzgjedhur në bazë të nivelit të kriminalitetit. 

Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”

Tiranë
Durrës
Kamëz
Kavajë
Krujë
Laç
Lezhë
Rrëshen
Shkodër
Elbasan
Pogradec
Korçë
Lushnje
Fier
Berat
Vlorë
Sarandë
Gjirokastër
Peshkopi
Kukës

Kamerat inteligjente do të kenë rezolucion të lartë, por edhe audio. Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi projektin duke u shprehur: Nuk është kamera në vetëvete sekreti i suksesit, por është pjesa nga mbrapa që shoqëron kamera. Ne sot në Vlorë monitorojmë dhe dimë në kohë reale çdo automjet që hyn në Vlorë. “Smart City” do të na mundësojë që ne kemi mundësi ta identifikojmë në kohë reale se ku gjendet.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë euro, por një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua më 23 prill, gjatë vizitës zyrtare dy-ditore të Ballës në Abu Dhabi./ZËRI

Poll

MOS HUMB