Aktualitet

Ç'po ndodh në Tiranë? Policia ndjek me makina në rrugë protestuesit, kaos në trafik

Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme.

zh.ll
Ç'po ndodh në Tiranë? Policia ndjek me makina në
pamje nga tirana

TIRANË- Tensionet janë rikthyer mbrëmjen e sotme në protestën e tetë radhazi. Pas disa minutash qetësie para Kryeministrisë, nisën përplasjet, duke sjellë përshkallëzimin e situatës.

Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme. Pas tyre lëvizin edhe furgonët e policisë, të cilët i ndjekin gjatë marshimit bashkë me autobotin e ujit.

Si pasojë e lëvizjeve të protestuesve dhe pranisë së forcave të policisë, qarkullimi i automjeteve në Tiranë është në kaos në disa akse të kryeqytetit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB