Aktualitet

Po shkonte në punë/ 55-vjeçari humb kontrollin e kamionit dhe del nga rruga, ndërron jetë

Bëhet me dije se 55-vjeçari ishte punonjës i një firme për përpunimin e mineraleve dhe po shkonte në punë në momentin e aksidentit.

I.F
Po shkonte në punë/ 55-vjeçari humb kontrollin e kamionit dhe
Pamje nga vendngjarja

RUBIK- Një aksident i rëndë është shënuar në Rubik. Një kamion ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi 55-vjeçar, Lulzim Lika. Bëhet me dije se 55-vjeçari ishte punonjës i një firme për përpunimin e mineraleve dhe po shkonte në punë në momentin e aksidentit.

Sipas dyshimeve të para, viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

“Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotmë, rreth orës 09:20 në Rubik.

Policia bën me dije se shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.

Autoritet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit /ZËRI/

Poll

MOS HUMB