Aktualitet

Po vinte nga Tajlanda! Çfarë është ‘Yellow Zushi’, kanabisi "risi' që u kap në Rinas

Ky lloj kanabisi është veçanërisht i njohur për efektet e tij të përgjumjes dhe konsiderohet më i fortë se kanabisi i zakonshëm pasi ka përqindje më të lartë të THC-së.

k.m.
Po vinte nga Tajlanda! Çfarë është ‘Yellow
Yellow Zushi

TIRANË- Dhimitër Shehu, 39-vjeçari nga Tepelena, u kap dje duke u futur në Shqipëri një lënde narkotike, jo shumë të dëgjuar. Të paktën për tregun shqiptar! Bëhet fjalë për lëndën "Yellow Zushi"! Yellow Zushi është një lloj hibrid me dominim THC, i njohur për shijet e tij prej dheu dhe katrani, me nivele THC që variojnë nga 19% në 23%. Ky lloj kanabisi është veçanërisht i njohur për efektet e tij të përgjumjes dhe konsiderohet më i fortë se kanabisi i zakonshëm pasi ka përqindje më të lartë të THC-së.

Efektet, Përdorimet Mjekësore dhe Rekreative: Ky lloj përdoret zakonisht për raste të tilla si anoreksia, migrena, inflamacioni, dhimbja, hipertensioni, lodhja dhe spazmat muskulore. Përdoruesit mund të përjetojnë sy të thatë dhe etje si efekte anësore.

Po vinte nga Tajlanda! Çfarë është ‘Yellow
Yellow Zushi

Detajet e Kultivimit: Zushi lulëzon në 54 deri në 63 ditë dhe është i përshtatshëm për kultivim brenda dhe jashtë, duke arritur një lartësi prej 76-153 cm. Terpenet ( përbërësi kryesor i vajrave esencialë të shumë bimëve) si Mirceni dhe Limoneni kontribuojnë në profilin e tij unik të shijes dhe efektet e mundshme terapeutike.

"Yellow Zushi ju çon në një udhëtim të fuqishëm nga kulmet krijuese në relaksim të thellë. Notat e ëmbla të limonit dhe limonit të thartë përzihen me një erëz toke për të ofruar shije të pabesueshme,"-shkruan në përshkrimin e bimës, një nga faqet e shet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për 3.5 gram (një qese), çmimi mund të shkojë deri në 54 dollarë, por edhe më pak, kjo varet nga shitësi. 

Me një llogari të thjeshtë, me 19 kilogramë që po fuste në vendin tonë Shehu, do të fitonte 1,026,000 dollarë! Por plani i tij u "pre" në mes dhe përfundoi në pranga. Yelloë Zushi duket se futet për herë të parë në Shqipëri, ose të paktën kësaj herë është kapur, por në vende si Holanda, Spanja, Italia, Britania e Madhe, Tajlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndër më të kërkuarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB