Aktualitet

Prej kohësh shënjestër! Mediat greke: Jani Aliaj qëndronte në sektorin e grave pas dyshimeve për atentat

Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për arsye mbrojtjeje, duke pasur parasysh ekzistencën e një atentati kundër tij.

F.I
Prej kohësh shënjestër! Mediat greke: Jani Aliaj qëndronte
Jani Aliaj

TIRANË-Jani Aliaj u ekzekutua me thikë brenda burgut Korydallos në Greqi më 19 janar, por informacionet mbi planin për ta vrarë Aliajn ishin të hershme për policinë greke. Televizioni grek ANT1 raportoi se Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për arsye mbrojtjeje, duke pasur parasysh ekzistencën e një atentati kundër tij.

Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, “Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pa asnjë justifikim.”

"Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pra në burgun e burrave, pa justifikim. Dy muaj më parë ai mori sulmin e parë vrasës kundër tij në burg dhe i shpëtoi mezi. Edhe atëherë, edhe pse ishte e qartë se ai do të vritej, nuk u morën masa mbrojtëse. Ai u la aty, ku fusha ishte padyshim e hapur për vrasësit e tij të mundshëm"-shprehet gazetari grek.

Raportohet se dy muaj më parë Aliaj kishte marrë sulmin e parë ndaj tij në burg dhe kishte shpëtuar, por pavarësisht qartësisë për rrezikun ndaj jetës së tij, nuk u morën masa mbrojtëse. Aliaj kishte fituar gjithashtu edhe ‘status mbrojtje’, ndërsa në qeli qëndronte i izoluar me një ish-oficer policie i dënuar për trafik droge. 

 

Poll

MOS HUMB