Aktualitet

Enca i shpëton burgut, Gjykata rrëzon vendimin e Prokurorisë

Vetë këngëtarja ishte shprehur se kanabisin e mbante në banesë, sepse e përdorte për konsum vetjak

D.XH

Enca i shpëton burgut, Gjykata rrëzon vendimin e Prokurorisë

TIRANË – Prokuroria e Tiranës është tërhequr për vendim për këngëtaren e njohur, Enca. Këngëtarja mësohet se i ka shpëtuar burgut, pasi gjykata ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë. Kujtojmë se këngëtares së njohur Ruenca Haxhiaj, njohur me emrin e artit Enca, 27 vjeçe iu gjetën disa rrënjë kanabisi në një vazo në ballkonin e shtëpisë. Enca tha se është përdoruese hashashi dhe e përdor atë për konsum vetjak.

Arrestimi i këngëtares 27-vjeçare është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Balcony’, ndërsa policia ka shoqëruar edhe të dashurin e saj. Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vendimi i Prokurorisë që u rrëzua nga gjykata për Enca Haxhiajn:

Nga e ana e Policisë është marrë informacion, se në ambientet e vilave pas Qendrës Tregtare TEG, po kultivohen bimë Cannabis Sativa, e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetësia me iniciale R.H.

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale R.H, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, të parashikuar nga neni 284/1 Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë me vendimin nr. 2067 Akti, datë 14.09.2023, ka vendosur:

Vleftesimin si te ligjshem te “arrestit ne flagrance” te personit nen hetim R. H. dhe caktimin ndaj saj si mase sigurimi ate te “Detyrimit per paraqitje ne Policine Gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personi nën hetim me iniciale R.H, i cila kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë , i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Elona Mihali,  vendosi:

- Mospranimin e ankimit te Prokurorise te ushtruar ndaj vendimit nr. 2067 akti, date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak te heqjes dore nga ankimi nga ana e Prokurorise.
- Mospranimin e ankimit te personit nen hetim Ruensa Haxhiaj te ushtruar ndaj vendimit Nr.2067 , date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak se ankimi eshte ushtruar jashte afatit ligjor./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB