Aktualitet

“Pse sajon?”, zbardhet dëshmia e babait që akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën e tij!

Në dëshminë e saj e mitura është shprehur se gjithçka kishte nisur 4 vite më parë kur ajo ishte vetem 10 vjeç.

f.t
“Pse sajon?”, zbardhet dëshmia e babait që akuzohet se
Bledar Rako

KAVAJË-Është zbardhur dëshmia e babait, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur. Babai 48-vjeçar, Bledar Rako, ndërsa është arrestuar pas denoncimit të 15-vjeçares, vazhdon të mohojë akuzën e së bijës për abuzim seksual. 

“Si mund ta bëj këtë?! Nuk e di pse e sajon”, është shprehur ai, siç raporton TCH.

Ndërkohë edhe para policisë babai 15-vjeçares mohoi ngjarjen, "absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë,” -deklaori ai.

Vajza e mitur ka denoncuar babain e saj duke kallëzuar se ai kishte abuzuar seksualisht me të. Në dëshminë e saj e mitura është shprehur se gjithçka kishte nisur 4 vite më parë kur ajo ishte vetem 10 vjeç. Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale, ndërkohë pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet. Nga ana tjetër nëna e adoleshentes ka deklaruar se është vënë në dijeni nga psikologia e shkollës dhe se nuk ka dyshuar asnjëherë./ZËRI

Poll

MOS HUMB