Aktualitet

'Vetëm Zoti në qiell e mbron'/ ATENTATI ndaj Preng Gjinit, "Soni" e vuri vetë minën, Dumanit i hoqi vizën

Elson Reçi ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit (e cila nuk u arrit) për të marrë hak për atentatin që familja Gjini organizoi ndaj Kastriot Reçit, i cili u vra me snajper në mes të Mirditës.

k.m.
'Vetëm Zoti në qiell e mbron'/ ATENTATI ndaj Preng Gjinit,
Preng Gjini

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një tjetër ngjarje kriminale në vendin tonë, bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Preng Gjinit, ngjarje e cila ndodhi në Tiranë. Si të përfshirë në këtë ngjarje, SPAK përmend Elson Reçin, Arben Mërkurin, Fatmir Troplinin, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Lasin dhe shumë persona të tjerë. Reçi ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit (e cila nuk u arrit) për të marrë hak për atentatin që familja Gjini organizoi ndaj Kastriot Reçit, i cili u vra me snajper në mes të Mirditës. Në aksion për të marrë hak, Reçi ka kontaktuar Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Robert Lasin, duke i dhënë një makinë për të bërë vrasjsn. Shënjestrës i kishin vendosur GPSD në makinë, ndërsa atenatin menduan që ta bëjnë me minë poshtë makinës dhe jo me armë zjarri. 

Detajet e tjera i merr nga miku i tij në Polici, Klodian Shahini. 

"Me date 11.07.2020, shtetasi Elson Reçi komunikon me shtetasin Klodian Shahini te cilin i kerkon te verifikoje ne sistemet e policise nese shtetasi Preng Gjini ka kaluar kufirin ditet e fundit. Elson Reçi i shkruan ... ca kan shku sot helikopterat, per ku? A kan nda mendjen ma e bo rrafth gjith andej? ...A ma shef dot nese ka kalu kufinin kto dit ai "P"? Prengen, po ma shif ket se me duhet. ...vlla ma shif kete targen kur tejesh ne zyre, me duhen detaje."

Pasi kishte gjithçka thuajse gati, më datë 8 gusht 2020, Elson Reçi merr informacion nga Arben Mërkuri se Preng Gjini ishte tek banesa e Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe direkt ka bërë gati grupin që ta prisnin në dalje të Sukthit.

"vella a je afer zones tende se ka mundesi te jet aty ne Durres ai pidh ropshi sot. Kush e ka andej nga ju, nje X6 me targa AAI 57NS ngjyr gri. I dergon nje foto harte me maps ku dallohet nje location ngjyre jeshil me shkronjen G tek nje rruge ne afersi te servis Juli Shijak dhe e pyet ku i bie ky vend ne Sukth. Ne vazhdimesi i shkruan, ...si mund ta verifikojme a eshte aty. Ajo targa e X6 a e ka ndonje rob; Rrumit (Aleksander Laho) a din gje? Ka ndjek kete X6 sot dhe i ka cu aty, ka hy tek shtepia e Rrumit, mendojme qe mund te jete ai por ske gje te sigurte,"-i shkruan Reçi-Mërkurit. 

Shkuan në Sukth, por nuk e kapën dot në kohë.

Në vazhdimësi, Elson Reçi e ka njoftuar Arben Mërkurin se nuk e ka kapur dot prej trafikut.

Elson Reçi i shkruan: .. A more vesh gjo per pardje kush kishte qene aty. Edhe pardje ai ka qen aty. A je ne zone tende dhe a mundemi me cu te kjo adresa dike me pa se kush eshte me nje makine. I dergon nje foto nga Google Maps. 0 vlla, ku je se me duhet, kam nevoje me me verifiku dicka aty afor teje. Eshte nje benz Aklas ngjyre floriri, eshte nje djal me syze ne timon, du me pa me ke eshte, targa 903. Po nuk duhet me ra ne sy se mendoj qe eshte me ate robqimin. Ai rin me kapele dhe me maske virusi. Lene vl/a, ka ik tek shtepia e Rrumit (Aleksander Laho), mos bej muhabet me kend Si kam gati ato cunat se Jane ne krah tjeter. Vila mos i thuaj kujt, se po lidhem me i afru diku ne autostrade, vec ishalla e kapim ne kohe se shume trafik sot. Vila, sa te pozicionohen ato me duhet nje aty me konjirmu se eshte ne makine me qorrin. Rrin me kapele dhe me maske virusi. A kemi ken me lene aty ne hyrje te autostrades me pa kur te hyj, po duhet rob i besueshem. Vet mos di!, se te njohin dhe ma tremb. Lene see shofin vete vlla, po nuk jemi te sigurte a eshte me te

...se kapem dot, shume trafik, ai ka qene 1 miljon perqind. Nje grup kam, po ja sot pra e gjeta dhe ata ishin ne krah tjeter komplet dhe nuk erdhen dot. Rastesisht eshte gjet, meshte ndrru me dike ne rruge. Ore qe do e gjej, do e gjej, por me duhet tani shpejt."

Reçi zbulon se Preng Gjini rrinte në Tiranë në zonën e njohur si "Kodra e Diellit", por asnjë nga gjuajtësit e tij nuk e merr përsipër, për shkak se nuk largoheshin dot nga vendi i ngjarjes. Për ta, Gjini kapet vetëm po doli jashtë Tiranës ose në autostradë. Ndaj Reçi i kërkon Mërkurit që të flasë me ndonjë vrasës me pagesë, kërkesë që "Maneci" ia jep Fatmir Troplinit. Deri tani Reçi nuk është i kënaqur nga puna mes Xhixhës dhe Divës, por edhe Mërkurin nuk do ta përfshijë.

"Me date 12.08.2020, shtetasi Elson Reçi komunikon me shtetasin Arben Merkuri te cilit i tregon qe keta personat qe ka angazhuar ku i referohet shtetasve Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert La9i, nuk jane duke e bere punen ashtu siç duhet dhe se na duhet dikush qe kryen vrasje kundrejt pageses ose me versionin "me nderrim". EJsoni i shpjegon qe vrasja do te behet ne Tirane ose ne autostrade dhe se eshte e thjeshte per t'u realizuar, por nuk deshiron qe ta kryeje Arben Merkuri sepse do te dyshojne per shkak se ai ka marre pjese ne varrimin e shtetasit Kastriot Reçi. Vila une kam hall tjeter te thash pak a shume dje. Nuk Jane duke ma bere punen kta cunat si kam angazhu se e kam gjete ate ka 2 dit, po me lun mendja. Nuk ben as ti me gjujt vlla, se rrezik te thirrin dhe ty se te kan pa ktu ne varrim. Ne duhet o me ndrrim o me i dhane leket dikujt. Ti je i ekspozuar tek une, po ashtu e bej vete. Vila me i dhene leket dikujt do ishte me e mira por na duhet shpejt. Vila, ne Tirane po them. Nuk eshte veshtire ma e bo, o ne autostrade o ne Tirane. Shiko mos jep detaje se po na de! info. Me ke mic, me Visin, fol nje here vlla. Ka dy dit qe kam pas me mbaru pune.

Me date 12.08.2020, Arben Merkuri komunikon me shtetasin Fatmir Troplini te cilit i tregon qe do te iki pak larg te takoj nipin e Kastriotit ku i referohet Elson Reçit. Me datë 13, Enver Diva komunikon me shtetasin Besian Xhixha te cilit i tregon ne lidhje me komunikimet qe ka kryer me shtetasin Elson Reçi, i cili i kishte shkruar ...Mbeshtilluni gjith sonte bashke edhe bojeni mend, po deshet ma e mbaru. Po nuk deshet ma e mbaru edhe neser tha, terhiquni tha, se e mbaroj vete ate pune. Se e patem bo ne mend me shku ma e mbaru ate punen ne Tirane edhe e lam thot mbasdore tashi shifni ne Tirane a ku te doni vete po deshet ma e bo....mos meleni varii. Lejeni ket pune dhe vazhdoni punen e Lezhes se merrem vet me ket pune, po qe puna ashtu. Terhiquni shifni puniin ne Lezhe se ktu merem vete. Ose me thoni sonte, po, Jo.

Këtu nis dhe përflitet Nuredin Dumani. Xhixha dhe Diva i tregojnë planin dhe faktin që Elson Reçi kishte premtuar për kokën e hasmit të tij 100-120 euro për vrasjen e Preng Gjinit dhe një "Audi A5", por këtë ua kishte gjetur Policia në Fushë Krujë. Mjetin e humbur, Reçi ia kishte zëvendësuar me një model E-Class, të vitit 2012 me targa të huaja. 

Pasi ka marrë vesh detajet, Dumani flet me Fatmir Troplinin ("Miri i Pojës") dhe ky i fundit ia ka kërkuar si nder vrasjen e Preng Gjinit.  

"Ky miku im nuk ka shumë lekë por dua që t'ja bëjmë me pak lekë,"-i shkruan Troplini, ndërsa Dumani i kthen përgjigje: Ti e di që ne për lekë punojmë, meqë ai paska hall, nuk mbyllet halli pa lekë.

Më pas, bisedën e vazhdon Mërkuri.

"Me date 13;08.2020, shtetasi Nuredin Dumani komunikon me shtetasin Fatmir Troplini te cilit i dergon mesazhet qe ka komunikuar me shtetasin Arben Merkuri per ta bere me dije. Nuredin Dumani i dergon nje biseden qe ka kryer me shtetasin 

Nuredin Dumani: ?.

Arben Merkuri: Ckemi. Si je. Jam miku atij shoku tat. Si je ti vlla mir. Sa te iki shpi se jam ne makin e flasim me qetsi se jam ne timon. 10 min.

Nuredin Dumani: mir vlla si kalove. ok vlla pa merak kur tkesh ko.

Arben Merkuri: 0 shoku cpb.

Nuredin Dumani: po vlla se isha pak i zen. ca bone si kalove ti. Me foli aji shoku im pak.

Arben Merkuri: Mir po ti.Puna eshte ne tiran te komuna parisit ne dalje te selites.

Nuredin Dumani: po.

Arben Merkuri: Me e bo o ne kembe o me motor.

Nuredin Dumani: shiko pak vllain.

Arben Merkuri: Makin kemi.

Nuredin Dumani: per punen e goditjes. mos caj kokfare mjafton ta shikojm. dhe vendosim ne. bashkerisht. ti na thuaj vendin dhe kohen. dhe na jep objektivin. do na tregosh vec nji her.

Arben Merkuri: Do ta tregojm personin eksakt ca ore dhe ku eshte

Nuredin Dumani: ku rin objektivit. ok.

Arben Merkuri: Ju keni vetem me godit.

Nuredin Dumani: dua te di dalja nga behet nga ty. ok.

Arben Merkuri: Tani vlla me thuj ca duhet me be dhe sa eshte cmimi. Dhe ti coj te shoku. Kur te marosh pun i ke aty.

Nuredin Dumani: shiko.

Arben Merkuri: Po.

Nuredin Dumani: cmimin nuk mund ta them pa par objektivin. se ka procese te ndryshme kupton. do shikojm sa veta duhen. do par objektivi. a esht i armatos dhe a ka njerz afer. do par dhe kur do goditet diten naten apo ne mengjes.

Arben Merkuri: Ok pak a shum me thuj o vlla unjam miku i shokut tat nuk eshte puna ime prandaj po te them.

Nuredin Dumani: o vlla. un ate e kam si vlla Jo shok. por dua te bejm dicka te paster. se un se di ca rob esht ai qe do goditet."

Me datë 14, Elson Reçi komunikon me Arben Mërkurin, të cilit i kërkon që t'i shpjegojë personit që do të kryejë vrasjen (Nuredin Dumani) që realizimi është i thjeshtë: Vlla e kane te thjeshte fare si me jua pas lidh. Vec ta presin ne mengjes nga ora 9-10.30, nga aty e shkon te lokali, thjeshte ma e prit aty ose rruges me dur ne xhepa shkon vet i dyti. Tregoju vendet par mos ju jep emer mbiemer dhe detaje pa na dhene cmimin.

Lekët në fakt janë ofruar por maksimumi 150 mijë euro, por Dumani donte 200 mijë, shumë kjo që Elson Reçit i është dukur shumë e ekzagjeruar duke i treguar se kishte mundësi ta vriste dhe me eksploziv sepse i kishte instaluar GPS në makinë por kishte hall se Gjini nuk do të vdiste nga shpërthimi. (ASHTU NDODHI NË FAKT)

Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij si i penduar i drejtësisë tregoi se Besian Xhixha dhe Enver Diva nuk e bënë dot vrasjen, por nuk e mban mend arsyen se përse. Por mban mend faktin që automjetin tip Benz 'E Class 220', ngjyrë vishnje, e kanë përdorur edhe për vrasjen e Bujar Çelës. Pas kësaj ngjarje, Elson Reçi merr vesh që personat që ai vetë kishte kontaktuar Diva dhe Xhixha, ishin kërkuar për të kryer vrasjen edhe nga Dumani. Ndaj duke qenë se kishte vetë komunikim me ta, i kërkoi Mërkurit që të ndërpriste negociatat me Dumanin.

Reçi kërkoi që të kontaktonte persona të tjerë dhe kjo shkaktoi hatërmbetje mes tij dhe Besian Xhixha. 

"S'kam fol me njeri tjetër, Mërkuri ka fol me mendjen e vetë sepse edhe ai ka të njëjtin interes për të vrarë Gjinin."

Pasi e ka sqaruar, Reçi i shkruan Mërkurit dhe i kërkon që t'i komunikojë Fatmir Troplinit që të mos interesohet më për vrasjen se po i ngatërrohen gjërat shumë.

Më 14 gusht, Elson Reçi gjen eksplozivin me telekomandë, e më 2 shtator tenton që t'i vendosë një tritolin në makinë, por nuk e ka realizuar dot vrasjen pasi eksplozivi nuk ka shpërthyer. Ndaj i kërkon Arben Mërkurit që të interesohet tek lidhjet e tij nëse ndonjë ka pult me telekomandë për të shpërthyer eksplozivin në distancë. Pas tij, flet edhe me një person tjetër të identifikuar me inicialet "AM", ku i kërkon të njëjtën gjë; pult me telekomandë pasi ka informacion se në Shkodër mund ta gjëjë atë që kërkon pasi i sillnin nga Mali i Zi.

"...vlla te te pyes dicka te shpejt dhe te lej ne merzine tende. Me duhet nje kshu me pult qe vehet ne makina. Te kete pak distance te larget, minimumi 100 metra. Vetem pulti me duhet. A po e pyet aka me dhe sa lek don. T’ja vej nje ropqimi ktu ne fshat se ma lea rrujt k**in."

Më 1 shtator, "AM" e kontakton, ndërsa Elsoni i dërgon një person për të shkuar në Shkodër dhe për ta parë e për ta provuar. 

Më datë 11 shtator, Elsoni arrin ta vendosë eksplozivin në makinën me targa "AA903YG".

"Kam mbaru punë, presim dita-ditës me mbaru punë, vetëm Zoti në qiell e mbron tani,"- i shkruan Reçi-Klodian Shahinit.

Më datë 15 shtator, Elson Reçi, pasi nuk ka mbetur i vrarë Preng Gjini nga shpërthimi sepse ishte ulur në anën e shoferit./ZËRI

Poll

MOS HUMB