TIRANË- Qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet për mjekimin e Reida Kashtës, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik. Edhe pse nuk ka asnjë shpjegim se nga se drejtoresha e APP, për kurimin e saj janë akorduar 23 milionë lekë të vjetra.
VENDIMI:
V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. REIDA KASHTA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Reida Kashta, në masën 2 300 000 (dy milionë e treqind mijë) lekë.
2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU