Aktualitet

Qeveria miraton vendimin, Shqipëria hap ambasadë në Republikën e Irlandës

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

M.K.
Qeveria miraton vendimin, Shqipëria hap ambasadë në
FOTO ILUSTRUESE

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për rihapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, e cila ka qenë e mbyllur prej vitesh. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sipas qeverisë, rihapja e ambasadës synon të forcojë marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe konsullore mes Shqipërisë dhe Irlandës, si dhe të ofrojë më shumë shërbime për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Sipas vendimit, shpenzimet për hapjen dhe funksionimin e ambasadës do të përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2026, nëpërmjet programit “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe fondeve të akorduara për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi: 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 25, të  ligjit nr.24/2026, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.   Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës.

2.   Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar në programin “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe zëri “Shpenzime korrente” për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

3.   Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Poll

MOS HUMB