
TIRANË- Teksa në qendër të Tiranës është duke u mbajtur "Parada e shqiptarëve" me kryeqytetin e veshur kuqezi, pak kilometra larg, në Kamëz është duke u protestuar për abonetë e urbanëve.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shihen qytetarët që kanë bllokuar rrugën, në pritje të aboneve që nuk janë shpërndarë nga kompania.
Sipas qytetarëve, “Shpresa-Al”, kompania që ka autobusët, nuk iu jep abone me pretekstin se janë mbaruar.
Por qytetarët nuk janë të bindur, pasi është e pamundur që abonetë të mbarohen ende pa nisur muaji.
Ata kanë mbajtur të bllokuar për disa minuta rrugën që lidh Kamzës me Tiranën. Në pamje shihen edhe disa punonjës policie që tentojnë të largojnë protestuesit.
/Zëri