TIRANË- Reforma Zgjedhore është rikthyer sërish në “mollë sherri”, mes opozitës dhe mazhorancës. Kështu raportohet se Partia Demokratike dhe opozita në Grupin e Dialogut nuk lëviz nga qëndrimet e saj që kanë të bëjnë me rikthimin e koalicioneve zgjedhore, listat e hapura, por dhe votën e diasporës, një detyrim që dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka këkruar nga Kuvendi, që të krijojë kushtet e duhura ligjore që të mund të implementohet vota e emigrantëve.
Oerd Bylykbashi: Së pari mbledhje e sotme me kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca. E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit. Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive. Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje. Janë edhe çështje të tjera, sic janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në synojmë që nëpërmjet tyre të disiplinojmë shkelje të rëdnë të procesit dhe nëpërmjet tyre ta mbajmë shtetin jashtë zgjedhjeve. Nuk është e vërtetë që PS është promotore e votës së Dipasporës. PD e ka pasur cështje dhe në vitin 2020 me inicitivë të PD është futur në kodin zgjedhor. PS nuk është promotori, por është motorri i prishur i kësaj të drejte.
Ndërkohë nga ana tjetër Partia Socialiste qëndron e palëkundër në qëndrimet e saj, që kanë të bëjnë me depolitizmin e administratës zgjedhore dhe ndryshimin e strukturës së Komisitont Qëndror të Zgjedhjeve.
Damian Gjiknuri: Partia Socialiste ka qënë promotore e votës së disasporës dhe sot në tavolinë kemi zgjidhje konkrete. Ka një përpjekje për ta mundësuar dhe që do 84 vota që ne nuk i kemi. Nesër kemi thirrur përfaqësues të KQZ, lidhur me 2-3 cështje që kanë të bëjnë me teknologjinë në zgjedhje dhe votën e diasporës. Diskutime vazhdojnë. Vota e diasporës është në kodin zgjedhor do punpjmë për ta materializuar më mirë interpretimin që ka bëë gjykata kushtetuese.
Në mesin e akuzave të ndërsjellta mes palëve sa i përket votës së emigrantëve. Grupi i Dialogut do të mblidhet sërish të mërkurën për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Të pranishëm në mbledhjen e ditës së nesërme do të jenë dhe përfaqësues nga KQZ.
Palët në grupin e dialogut kanë afat deri më datë 1 korrik për të dorëzuar në Kuvend projektligjin. Por teksa ditët kalojnë, ndarësitë mes opozitës dhe mazhorancës, sa i përket listave të hapura, ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe rikthimit të koalicione, janë të mëdha./ZËRI