Aktualitet

Regjimi “41 biss”, shtyhet seanca për Sokol Mjacajn

Sokol Mjacaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek më 3 korrik të vitit 2015.

E.K
Regjimi “41 biss”, shtyhet seanca për Sokol Mjacajn
Sokol Mjacaj

ELBASAN- Shtyhet seanca për Sokol Mjacajn në Gjykatën e Elbasnait. Ky i fundit kërkon që të mos futet në regjimin e posaçëm “41 bis”, duke kundërshtuar kështu urdhrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili miratoi shkresën për shkak se Mjacaj sipas ministrit, paraqet rrezikshmëri të lartë në burgun e Peqinit. Mjacaj prej vitesh qëndron në burgun e Peqinit, por së fundmi u kërkua futja e tij në regjimin e posaçëm.

Sokol Mjacaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek më 3 korrik të vitit 2015. Ndërsa së fundmi ai ekzekutoi brenda qelisë në burgun e Peqinit Arben Lleshin. Deri më tani në dëshminë e tij, Mjacaj i ka qëndruar versionit se Lleshin e ka vrarë për shkak të konflikteve që ka pasur me të në burg ndërsa Prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB