Aktualitet

Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/sek

F.I
Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat parashikohen, në bregdet: 5/16°C, në vendet e ulëta: 4/15°C, në vendet malore: -2/8°C.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB