Aktualitet

Rikthehet në 'vendin e krimit'! Sokol Mjaçaj izolohet në burgun e Peqinit, asnjë pendesë për vrasjen

ZËRI ka mësuar se i riu është dërguar sërish në ambientet e burgut, ku po vuante dënimin e tij para se të kryente vrasjen e Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqjes.

k.m.
Rikthehet në 'vendin e krimit'! Sokol Mjaçaj izolohet
Arben Lleshi dhe Sokol Mjaçaj

TIRANË- Të martën, më 19 dhjetor, Sokol Mjaçaj do të dalë përballë togave të zeza për t'u përballur sërish me drejtësinë për vrasjen e Arben Lleshit. Por deri të martën, aktualisht ai ndodhet në burgun e Peqinit. ZËRI ka mësuar se i riu është dërguar sërish në ambientet e burgut, ku po vuante dënimin e tij para se të kryente vrasjen e Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqjes. Të njëjtat burime bëjnë me dije se aktualisht Mjaçaj ndodhet në ambientet e izolimit, por nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer. Për më tepër, edhe u ka qeshur në fytyrë gardianëve që e kanë shoqëruar në izolim.

Në izolim, do të jetë deri të martën, kur Gjykata e Elbasanit të zhvillojë seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dënuarit përjetë Sokol Mjacaj, por jo vetëm. Përveç autorit të vrasjes dhe plagosjes, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça si dhe 10 punonjës. Mes tyre edhe ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali.

Të pandehurit:

Sokol Mjaçaj, autori

Kamber Hoxha, 59 vjeç, drejtori i burgut

Qani Muça, 60 vjeç, shefi i policisë së burgut

Nikolin Gjonpali, 54 vjeç, ish-shefi i policisë së burgut

Vilson Shima, 37 vjeç, shefi i regjimit në burg

Arben Dulellari, 52 vjeç, specialisti në sallën operative të burgut

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cënuar rëndë sigurinë në këtë institucion si dhe nuk kanë respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të të dënuarve, mes tyre dhe Sokol Mjacaj, i cili mbante armë në qeli. Sipas Prokurorisë, Mjacaj e kishte armën në qeli prej më shumë se 20 ditësh.

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI

Poll

MOS HUMB