Aktualitet

Rrëfimet prekëse të fëmijëve të Klodiana Vefës: Dashuria s’është me detyrim!

Motër e vëlla shprehen se nëna ka qëndruar në shtëpi për hir të tyre dhe sepse nuk kishte mjaftueshëm para që të largohej.

F.m
Rrëfimet prekëse të fëmijëve të Klodiana
Klodiana dhe Alfred Vefa

ITALI- Djali 17-vjeçar dhe e motra, vetëm 14 vjeçe, shqiptares Klodiana Vefa nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, i cili më pas vrau veten, kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre brenda katër mureve të shtëpisë. Dy të miturit kanë rrëfyer për mediat italiane se debatet dhe tensionet në shtëpi kanë qenë të vazhdueshme. Motër e vëlla shprehen se nëna ka qëndruar në shtëpi për hir të tyre dhe sepse nuk kishte mjaftueshëm para që të largohej.

“Ka pasur debate të vazhdueshme: ajo na tha se qëndronte për ne dhe se nuk kishte para,”- tregojnë ata.

“Babai kishte një xhelozi shumë të fortë dhe pas ndarjes. Nuk pranonte ta shihte mamin me të dilte me të dashurin e ri,”-  vijojnë ata.

“Dashuria nuk është diçka e detyruar: njeriu mund ta dojë një person, por duhet të pranojë faktin që tjetri nuk mund ta dojë ose mund të ketë mbaruar gjithçka mes tyre,”- tregon vajza e vogël.

“Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time,”- ishte fjalia që tha 17-vjeçari para se t’i jepte lamtumirën të ëmës.

Klodiana Vefa u vra të enjten në mbrëmje, në Castelfiorentino, Itali, nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa. Ky i fundit u gjet i vdekur të nesërmen, në fshatin San Casciano.

Poll

MOS HUMB