Aktualitet

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, shkon në 2 numri i të arrestuarve. Policia bastis disa banesa në Kukës dhe Has

Të arrestuar gjyshi dhe vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, në kërkim gjyshja dhe vëllai tjetër i saj

E.K
Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, shkon në 2 numri i
nena e te miturit

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një tjetër person, që dyshohet se ka ndihmuar në zhdukjen e të miturit 3-vjeçar, i cili është marrë në mënyrë të padrejtë nga gjyshërit. Personi i arrestuar është vëllai i gjyshes, e cila nga ana tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa ka dyshime se mund të jetë larguar jashtë vendit. Bashkë me të në kërkim është dhe vëllai tjetër i saj. Pikërisht këta persona dyshohet se kanë ndihmuar çiftin, në planin e tyre për të marrë nipin nga krahët e nënës së tij, pasi të birin e kishin humbur në një aksident rrugor.

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Por deri tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kërkimet dhe veprimet e thelluara hetimore për rastin, po kryhen nga Policia e Durrësit, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Rexhep dhe Ile Gjuni e kishin marrë fëmijën, si zakonisht, por nuk e kanë kthyer tek e ëma. Teksa ajo i ka telefonuar vazhdimisht, ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike, duke e lënë që të kuptonte se nuk do ta shihte më djalin e saj. Pas vdekjes së të birit në aksident, ata kërkonin me ngulm që nipi të qëndronte në shtëpinë e tyre, gjë e cila nuk ishte pranuar nga nusja e re, e për këtë shkak kishin nisur dhe konfliktet.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB