
Nëna e 3-vjeçarit
DURRËS- Një fëmijë 3-vjeçar është rrëmbyer nga gjyshërit e tij. Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa i ati kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor, por shkonte çdo ditë dhe takonte gjyshërit. Prej 4 ditësh nuk dihet se ku ndodhet. Gjyshi i djalit, Rexhep Gjuni është arrestuar por nuk tregon se ku e ka dërguar nipin, ndërsa gjyshja është shpallur në kërkim. Të dy i kanë thënë të ëmës që nuk ia kthejnë më djalin dhe nëna e fëmijës ka vënë alarmin në Policinë e Durrësit. Dyshimet janë që fëmija mund të jetë larguar jashtë vendit.
Poll