Aktualitet

Ktheu shtëpinë në ‘Big Brother’ për të vëzhguar gruan, Apeli lë në burg Asqeri Mandrin

Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit.

a.l
Ktheu shtëpinë në ‘Big Brother’ për të
Asqeri Mandri

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri Mandri i cili u arrestua pasi  monitoronte me kamera gruan e tij në banesën në Kodër-Kamëz. Nga Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal  nga “arrest në burg” në atë  “detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” . Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", thuhet në njoftimin zyrtar. 

Asqeri Mandri u arrestua dy javë më parë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB