Aktualitet

Rrezikohet mbyllja e "Open Procurement": S'kemi fonde!

Sipas njoftimit që ka bërë vetë faqja, ka vështirësi financimi për të gjurmuar edhe më tej, projektet anti-korrupsion, nga ku informohen të gjithë mediat për të gjurmuar tenderat dhe jo vetëm.

k.m.
Rrezikohet mbyllja e "Open Procurement": S'kemi fonde!
Fotot ilustruese

TIRANË- 'Albanian Institute of Science' kërkon ndihmë! Faqja, e cila përmban të dhënat për sektorin publik po rrezikon që të mbyllet për shkak të mungesës së financimit. "AIS", e njohur ndryshe edhe si "Open Data", është një organizatë joqeveritare, e themeluar në vitin 2011, po has vështirësi për të vijuar punën, pasi nuk ka fonde. Sipas njoftimit që ka bërë vetë faqja, ka vështirësi financimi për të gjurmuar edhe më tej, projektet anti-korrupsion, nga ku informohen të gjithë mediat për të gjurmuar tenderat dhe jo vetëm.

"90% e tenderave kanë rist për mungesë konkurrence, thirrje SPAK të hetojë më shumë punë publike me "redflag". Shoqëria Civile dhe Parlamenti në procesin e hartimit, konsultimit dhe miratimit të buxhetit të shtetit në parlament,"-bëhet me dije në faqen kryesore të 'AIS'.

POSTIMI I PLOTË:

Rrezikohet mbyllja e "Open Procurement": S'kemi fonde!

AIS kërkon ndihmë, databaza transaksione thesari pa financim, në nevojë për fonde. Vështirësi financimi projektet anti-korrupsion. 90% e tenderave kanë rist për mungesë konkurrence, thirrje SPAK të hetojë më shumë punë publike me "redflag". Shoqëria Civile dhe Parlamenti në procesin e hartimit, konsultimit dhe miratimit të buxhetit të shtetit në parlament.

Megjithatë, edhe pse kërkesa për ndihmë është bërë publike, ende nuk ka asnjë reagim për të dalë në krahë dhe për të suportuar financiarisht "Open Data Albania"./ZËRI

Poll

MOS HUMB