Aktualitet

Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit! Biznesi i palicensuar (Si ndodhi ngjarja)

Sipas Policisë shoferi i autobotit ka çarë tubin e gazit teksa ishte duke parkuar duke shkaktuar rrjedhjen. Ndërkohë që kushtet e sigurisë për raste të tilla mungonin. Nga hetimet ka rezultuar se biznesi ishte i palicensuar për tregtimin e karburanteve. 

E.K
Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit! Biznesi
Pamje nga karburanti

TIRANË- Tre persona janë arrestuar këtë të dielë nga Policia e Tiranës pas rrjedhjes së gazit një ditë më parë në rrugën "Sadik Petrela në Shkozë. Në pranga kanë rënë administratori, menaxheri dhe një punonjës.

Sipas Policisë shoferi i autobotit ka çarë tubin e gazit teksa ishte duke parkuar duke shkaktuar rrjedhjen. Ndërkohë që kushtet e sigurisë për raste të tilla mungonin. Nga hetimet ka rezultuar se biznesi ishte i palicensuar për tregtimin e karburanteve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë. Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë. Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën "Sadik Petrela", të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja e një ditë më parë shkaktoi panik tek banorët e zonës. Për shkak të rrezikut të shpërthimit Policia rrethoi zonën dhe evakuuoi banorët./Zëri

Poll

MOS HUMB