Aktualitet

Vranë të atin, shtyhet gjyqi ndaj 3 fëmijëve të Pëllumb Metës, prezent vetëm djali i vogël

Hygerta Meta është dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

F.I

Vranë të atin, shtyhet gjyqi ndaj 3 fëmijëve të

DURRËS- Sot nisi procesi gjyqësor ndaj Hygerta Metës, Hysen dhe Amarildo Metës, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Meta. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa në sallë ishte i pranishëm vetëm Amarildo Meta, vëllai i vogël. Për shkak të mungesës në gjyq të Hysen dhe Hygerta Metës, dy fëmijëve të tjerë të viktimës, të tre të arrestuar për krimin, gjykata ka shtyrë procesin duke kërkuar praninë e tyre fizike, të detyruar në seancë, për të dhënë deklarimet e para.

Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale për tre fëmijët e viktimës më 20 Dhjetor. 19-vjeçarja dhe vëllai i saj më të madh, Hyseni, akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa Amarildo Meta për veprën penale “asgjësimi i kufomës”.

Organi akuzës bëei me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitën proceduriale të Hygerta Meta duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

Hygerta dhe Hysen Meta akuzohen se kanë vrarë të atin, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tyre Amarildon, më pas e groposën në sallën e bagëtive, ku edhe u gjet trupi i pajetë i viktimës.

49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja makabër u zbulua nga policia dy javë më pas, 23 shkurt, pasi djali i madh i familjes, Hysen Meta, e denoncoi të atin të zhdukur. 

Hygerta Meta, në dëshminë e dhënë për policinë pranoi se kishte vrarë babain pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë. Por uniformat blu, njofuan një ditë pas zbulimit të trupit se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba. Ky i fundit në deklaratën për policinë pranoi se kishte vrarë të atin, version i cili u ndryshua gjatë dëshmisë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, ku e mohoi të ishte përfshirë në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB