Aktualitet

Rrumbullaku hap garën! 562 vende vakante për drejtues e komisar në Polici

Kandidatët do vlerësohen me shkrim dhe gojë, përfshirë edhe performancën në detyrën që kanë mbajtur më herët.

f.t
Rrumbullaku hap garën! 562 vende vakante për drejtues e komisar
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka miratuar rihapjen e konkursit të gradave në Policinë e Shtetit, pas disa muajsh bllokimi. Shpallen 52 vende të lira për drejtues e drejtues i parë, si dhe 500 funksione bosh për kryekomisar e komisar.

Kandidatët do vlerësohen me shkrim dhe gojë, përfshirë edhe performancën në detyrën që kanë mbajtur më herët. Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 17 dhjetor kur do të seleksionohen edhe kandidatët të cilët plotësojnë kriteret. 

Vende të lira për konkurrim sipas gradave policore:

Drejtues i parë –  12 funksione

Drejtues          –  40 funksione

Kryekomisar    – 200 funksione

Komisar          – 320 funksione

Muhamet Rrumbullaku anuloi nismën e konkursit për gradën “kryekomisar” vetëm pak kohë pasi u emërua në detyrë në shtator 2022, e hapur më herët nga paraardhësi i tij, Gledis Nano. Gara u anulua me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë. Ish-drejtuesi i policisë Gledis Nano kishte hapur garën për "kryekomisar" për 75 vende.

Poll

MOS HUMB