
TIRANË- Shumë prej të dënurave që vuajnë izolimin në burgje, kanë zgjedhur që të angahzohen me punë të ndryshme, në mënyrë që të fitojnë disa të ardhura. Puna përveç përfitimit financiar iu jep atyre dhe një mundësi për të qenë në lëvizje. Por sa paguhet një i dënuar që punon 8 orë brenda qelisë? Detajet dhe shifrat i ka dhënë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Admir Abrija.
Në një vizitë që Blendi Fevziu ka pasur në burgun e Peqinit, ku vuajnë dënimet dhe shumë prej të dënuarve përjetë, Abrija tha se një i burgosur që punon 8 orë në ditë paguhet me 25% të pagës minimale, që do të thotë 10 mijë lekë të rinj në muaj.
Shumë prej të burgosurve që angazhohen në punë të ndryshme, kanë familje me vështirësi ekonomike, dhe këto para që sigurojnë i përdorin në blerjen e ushqimeve apo sendeve që iu nevojiten brenda qelisë. Sipas drejtorit të burgjeve, rreth 10 % e të gjithë të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimit, angazhohen në punë të ndryshme, dhe marrin pagesën sipas orëve që ata kryejnë.
/ZËRI