
PODUJEVË- Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi. Por kur kjo nuk ndodhi, Camgoz e kërcënoi atë përmes anëtarë të klanit kriminal të Kavaçit.

E gjitha ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.
"Unë ia kam bërë të qartë atij (mikut tim) se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet ai azil,"-tha Dukaj. Dukaj, i cili drejton të njëjtin dikaster edhe në këtë qeveri, nuk ka dashur t'u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e Camgozit.
Sipas informacioneve të “Vijesti”, ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), institucione të cilat kishin siguruar informacione se Camgoz po e kërcënonte për një premtim të pambajtur. Ministri tha se nuk i kishte premtuar ndihmë, por shtoi se frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Kolleshi, me të cilin kishte biseduar për Camgozin, gjithë skemën e kishte thurur vetë duke përdorur emrin e tij.
Gjatë seancës, ai shpjegoi se më 27 korrik të vitit të kaluar, kur në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ishte thirrur nga drejtori i policisë sekrete, Boris Miliç, i cili e kishte këshilluar që të mos lëvizte shumë dhe se për shkak të kërcënime serioze, madje edhe i kishte caktuar një eskortë për ta shoqëruar në Kosovë e Shqipëri, derisa të kthehej në Mal të Zi.
Më 6 korrik 2022, Camgoz u arrestua në Podgoricë dhe Departamenti i Policisë njoftoi në atë kohë se ai kishte një pasaportë të falsifikuar me emrin Mehmet Ali Bayhan. Bashkë me të u ndaluan edhe pesë shtetas të tjerë turq, ndërsa mediat turke më pas njoftuan se edhe ata ishin në kërkim. Camgoz dyshohet se është lider i një grupi të organizuar kriminal dhe sipas mediave turke, dosjet e tij kriminale përfshijnë krime të ndryshme, vrasje, plagosje, rrëmbim, ndalim, zhvatje dhe tortura të kryera në Izmir dhe rrethinat e tij, mbledhje të paligjshme parash.
“Binal Camgoz i tha një anëtari të lartë të klanit të Kavacit se nuk e mbajta premtimin ndaj tij, prandaj ai duhet të më dërgojë një mesazh të fortë, d.m.th. një kërcënim nëpërmjet anëtarëve të tjerë të klanit të Kavacit... Camgozin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur kontakte me të, por e di që aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale me dënim me burg, dhe se kundër tij është nisur procedura për ekstadim në Turqi për shkak të përfshirjes së mundshme në vrasjen e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç,”- thuhet në deklaratën e tij.
Mirëpo, Dukaj pranoi se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të.
“Para nja katër-pesë muajsh, një shok nga Prishtina, emrin e të cilit nuk dua ta zbuloj, më ka kontaktuar dhe më ka kërkuar që të pranoj të njohurin e tij, d.m.th. Indrit Kolleshi. Pas disa kohësh, caktova një takim me të, gjatë të cilit ai më kërkoi që t'i jap mbështetje politike dhe të ndihmoj personin Binal Camgoz për të marrë azil politik në Mal të Zi, sepse sipas tij, Camgoz është i përndjekur politik në vendin e tij në Turqi. Ia bëra të qartë se nuk mbaja përgjegjësi për këto çështje, por i premtova se do të kontaktoja miqtë e mi nga Ministria e Brendshme dhe do të pyesja për mundësitë ligjore që të jepej ai azil,"- ka thënë Dukaj.
Ai gjithashtu tha se u kishte dhënë një përgjigje eksplicite nga MPB-ja se Camgoz nuk i plotëson kushtet për azil: Të njëjtën gjë i kanë thënë edhe Kolleshit. Gjatë takimit me Boris Miliçin ia kam treguar të gjitha këto detaje, për të cilat më ka njoftuar se Drejtoria e Policisë ka qenë në dijeni për gjithçka dhe se do të fillojë procedura e vlerësimit të sigurisë. Pas kësaj ngjarjeje nuk kam pasur asnjë komunikim për sa më sipër – as me Kolleshin, as me mikun tim nga Prishtina”.
Ministri i Administratës Publike u tha punonjësve të policisë se mbi gjithçka ka frikë për sigurinë e tij dhe të familjes.
“Besoj se punonjësit e policisë në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Shqipëria duhet të marrin masa dhe të kapin Kolleshin nga Tirana, pasi dyshoj se ai i ka premtuar dikujt diçka në emrin tim dhe në këtë mënyrë më ka ekspozuar mua ndaj rrezikut”, tha ai.
Në tetor 2021, policia turke nisi një operacion për të arrestuar anëtarët e grupit të tij kriminal, por Camgoz ishte tashmë i sigurt në Gjeorgji. Anëtarët e Drejtorisë së Policisë së provincës së Izmirit, kishin në listën e arrestimit atë ditë 57 anëtarë të bandës së Camgoz. Ata arrestuan 35 dhe Camgoz dhe 21 anëtarë të tjerë të atij klani i shpëtuan prangave. Në shtator të vitit 2022, qelia në të cilën ai qëndronte me pesë anëtarë të tjerë të grupit të organizuar kriminal "Kavaç", u kontrollua në burgun e Spuzit. Kjo u bë vetëm pak ditë pasi policia turke konstatoi se anëtarë të klanit kriminal të Camgoz morën pjesë në vrasjen e liderit absolut të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç.
Së fundmi, Camgoz u lirua së fundmi nga burgu i Spushës. Ai u vendos në qendrën e pritjes për të huaj, ku ruhet nga disa policë. Del vetëm kur ka nevoja shëndetësore dhe në ato ditë qyteti 'paralizohet'. Masa të tilla sigurie janë marrë vetëm kur presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence kanë vizituar Malin e Zi./ZËRI