Aktualitet

Sherr me thika në Farkë, një i plagosur, arrestohet autori

Ngjarja ka ndodhur në Farkë, ku i riu pas një konflikti është plagosur me thikë.

k.m.
Sherr me thika në Farkë, një i plagosur, arrestohet autori
Foto ilustruese

TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pas disa orësh kërkime nga Policia e Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në Farkë, ku i riu pas një konflikti është plagosur me thikë. I plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, ndërsa autori i identifikuar me inicialet B.B., është arrestuar. I plagosuri, i identifikuar me inicialet H. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal,”-njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB