
PËRRENJAS- Gjatë orëve të para të mëngjesit u aktivizua një vatër zjarri në Përrenjas. Autoritetet bëjnë me dije se vendi i quajtur Qafa Malit në Lukovë u përfshi nga flakët dhe prej gati 10 orësh u punua për shuarjen e tij. Në vendngjarje shkuan 4 forca zjarrfikëse, 4 Inspektorë pyjorë, 4 forca nga Rendi dhe 25 forca vullnetare.
Flakët përfshinë një sipërfaqe prej 0.2 hektarë me pyll ahu, pishë dhe bimësi të tjera.
Izolimi u bë me kanale ndarëse të vatrës së zjarrit nga pjesa tjetër dhe me pompa shpine u fik perimetri i saj. Forcat zjarrfikëse hasën vështirësi në një pjesë shkëmbofre të vendit, por arritën të shuajnë flakët para se të përhapej më shumë. /ZËRI/