Aktualitet

Sherr në familje! Arrestohet babai në Lushnjë, goditi me sende të forta të birin

Djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

f.t
Sherr në familje! Arrestohet babai në Lushnjë, goditi me sende
FOTO ILUSTRUSE

LUSHNJË- Rastet e dhunës në familjet shqiptare nuk kanë të ndalur. Një rast dhune ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Një baba ka dhunuar djalin e tij i cili përfundoi në spital nga plagët e marra. Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Babai është vënë në pranga nga policia, ndërsa i biri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB