Aktualitet

Sherri banal me karrige, shkopa bejsbolli e thika, del FOTOJA e Dritan Pine që plagosi dy persona në Korçë

Sherri masive u regjistrua mbrëmjen e djeshme në (31 gusht) në një lokal në zonën e parkut të Korçës.

zh.ll
Sherri banal me karrige, shkopa bejsbolli e thika, del FOTOJA e Dritan Pine
Dritan Pine

KORÇË- Personi që shihni në foto është 54-vjeçari Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq pas një serri brutal në Korçë. Dritan Pine akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Sherri masive u regjistrua mbrëmjen e djeshme në (31 gusht) në një lokal në zonën e parkut të Korçës. Siç u bë me dije më herët, sherri nisi fillimisht në përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit, deri në përdorimin e thikës. 

Sherri banal me karrige, shkopa bejsbolli e thika, del FOTOJA e Dritan Pine
Pamje nga ngjarja

Si pasojë e sherrit, të plagosur me thikë kanë mbetur 2 persona, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti. Ndërkohë në pranga janë vendosur 10 persona, mes tyre edhe vëtë të plagosurit (Dritan Pine, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe)./ZËRI

Poll

MOS HUMB