Aktualitet

FOTO- Ktheu lokalin në Xhamllik në pikë bastesh, kush është pronari 28-vjeçar i vendosur në pranga

28-vjeçari, së bashku me administratorin e lokalit dhe tre persona të tjerë vendosnin baste sportive me celularë.

F.I
FOTO- Ktheu lokalin në Xhamllik në pikë bastesh, kush
Njulent Palaj

TIRANË-Njulent (Lendi) Palaj është pronari 28-vjeçar i lokalit, ku viheshin bastet, me vendodhje në zonën e Xhamllikut. Palaj u vendos në pranga gjatë operacionit të koduar “Rezultati” kundër lojërave të fatit të paligjshme.

Sipas bluve të kryeqytetit, nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të Palajt në zonën e Xhamllikut, më konkretisht në rrugën “Sadik Petrela”, ka rezultuar se 28-vjeçari, së bashku me administratorin e lokalit dhe tre persona të tjerë vendosnin baste sportive me celularë. Policia e Tiranës publikoi edhe me foto bisedat e marra nga aparatet celulare të të arrestuarve, ku ata komunikonin me klientët për vendosjen e basteve sportive dhe më pas e dërgonin skedinën me “screenshot”.

FOTO- Ktheu lokalin në Xhamllik në pikë bastesh, kush
bisedat

Të pestë ata u arrestuan, ku përveç Njulent (Lendi) Palajt, në pranga u vunë dhe Arsen Zebi, 35 vjeç, Florian Çela, 41 vjeç, Ergest Lloci, 36 vjeç dhe Erigest Alisha, 24 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB