TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme, të koduar “Rezultati”, duke vënë në pranga pesë shtetas të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Krahas administratorit Arsen Zebi, dhe klientëve Florian Çela, Erigest Alisha dhe Ergest Lloci, në pranga ra edhe Njulent Palaj, pronari 28-vjeçar i lokalit, ku viheshin bastet, me vendodhje në zonën e Xhamllikut. Përveç arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë të cilët përdoreshin për vënien e basteve online.
Njoftimi i policisë:
U kap në flagrancë duke vënë baste, në lokalin e tij në zonën e Xhamllikut, vihet në pranga 35-vjeçari.
Gjithashtu në pranga, administratori i lokalit dhe 3 shtetas, të cilët u kapën duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme.
Sekuestrohen 6 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.
Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.