Aktualitet

Shfrytëzonin 26-vjeçaren për prostitucion, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

E reja, ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme.

I.F
Shfrytëzonin 26-vjeçaren për prostitucion, arrestohen 2 persona
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohen për shfrytëzim prostuticioni. Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati. E reja, ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme.

Po ashtu kanë nisur hetimet për një 40-vjeçar nga Tropoja dhe një 36-vjeçari nga Fieri për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

Gjatë operacionit u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 6 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB