
FOTO ILUSTRUESE
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë! Një minator 48-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e shembjes së gurëve në minierën e Martaneshit. 48-vjeçari ishte brenda në minierë, në momentin e shembjes së gurëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje
"Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton Policia./ZËRI
Poll