
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Sokol Arapin dhe “detyrim paraqitje” për Albano Osmanin.
Dy të rinjtë u arrestuan pas ndeshjes Shqipëri-Çeki, pasi janë akuzuar se kanë falsifikuar 60 bileta me vlerë 400 euro secila, për të parë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.
Tifozët, pasi kanë blerë biletat, kur kanë shkuar në stadium, panë se biletat ishin të dubluara dhe se me to, nuk mund të shikoje ndeshjen.
Gjykata vlerësoi se ndalimi i Osmanit është i paligjshëm, pasi ai është paraqitur vetë në komisariat.
Osmani dhe Arapi shitën biletat me vlera që arrinin deri 400 euro, duke fituar rreth 24 mijë euro. Dy të rinjtë u arritën të kapeshin, pasi personat e mashtruar, bënë kallëzime në polici./Zëri.ai/