Aktualitet

PAMJE nga ngjarja/ Shkoi për t’u ‘’sqaruar’’ me vëllezërit Domi, autori plagos aksidentalisht Enidor Dedjan

Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë

E.K
PAMJE nga ngjarja/ Shkoi për t’u ‘’sqaruar’’
Pamje nga plumbat qe u leshuan drejt biznesit

SHIJAK- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e ndodhur në zonën e Xhafzotajt, ku mbeti i plagosur shtetasi Enidor Dedja. Mësohet se autori, Arbër Hoxha, ka qëlluar me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete.

Mësohet se Dedja nuk ka qënë shënjestra e Hoxhës, dhe se ngjarja nuk ka ndodhur pas një konflikti të çastit, siç raportoi më herët policia e Durrësit. Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit me mbiemër Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë. Siç shihet nga pamjet, xhami i përparmë i biznesit pikë shitjeje pjesësh këmbimi, është bërë shoshë nga breshëria e plumbave. Gjithashtu plumbat kanë kapur dhe një autobus që ndodhej aty pranë. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB