Aktualitet

Shkrumbimi i BMW X5 në Vlorë, arrestohet autori. Më herët i kishte bërë 'gjëmën' të njëjtës familje

Merkaj më herët kishte grabitur me armë banesën e vjehrrit të pronarit të makinës

E.K
Shkrumbimi i BMW X5 në Vlorë, arrestohet autori. Më herët i
Momenti kur autori i ve flaken makines

VLORË- Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, ku iu vu zjarri një mjeti BMW X5, në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës. Policia ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies së qëllimshme, shtetasin Gazment Merkaj, me precedentë të mëparshëm penal. Mes Merkajt dhe Selmanajt ka pasur konflikte të vazhdueshme, dhe për këtë shkak policia e ka pasur të lehtë identifikimin e autorit, dhe përmes kqyrjes së pamjeve filmike. Burime bëjnë me dije se Merkaj ka qenë i arrestuar më herët, pikërisht për akuzën e vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të Selmanajt.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Flames 2”.  Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit “BMW X5”, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë.  Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, me precedent penal për vjedhje me armë.  

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit “BMW X5”, më datë 02.03.2024, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flames 2”, në kuadër të të cilit u vu në pranga për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasi: G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me armë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 02.03.2024, në lagjen “24 Maji”, ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S., për shkak të konflikteve të vazhdueshme me këtë shtetas, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB