Aktualitet

Shkuan në Strugë për të vjedhur, arrestohen dy shqiptarë nga Librazhdi

Gjithashtu në njoftimin e Policisë janë bërë të ditura edhe inicialet e tyre, A.O. (21) dhe L.B.(25), të dy nga qyteti i Librazhdit.

M.M
Shkuan në Strugë për të vjedhur, arrestohen dy
Foto ilustruese

STRUGË-  Arrestohen dy shqiptarë në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Policia e Strugës ka bërë shoqërimin e tyre pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje në fshatin e Veleshtës në Strugë. Gjithashtu në njoftimin e Policisë janë bërë të ditura edhe inicialet e tyre, A.O. (21) dhe L.B.(25), të dy nga qyteti i Librazhdit. Pas përfundimit të hetimeve është njoftuar se do të bëhet edhe kallzimi përkatës për dy të arrestuarit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth 40 minuta pas mesnate, në njësinë policore në fshatin Veleshtë të Strugës, janë privuar nga liria A.O (21) dhe LB (25), të dy nga Librazhdi i Shqipërisë.“Ata dyshohen se kanë kryer vjedhje të shumta dhe të rënda në zonë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë së Veriut./ ZËRI

Poll

MOS HUMB