Aktualitet

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Deri më tani raportohet se dëmet janë vetëm materiale.

F.m
Shpërthim me tritol në Fushë Krujë
Foto Ilustruese

FUSHË KRUJË- Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Kriujë. Lënda plasëse është vendosur në portën e një shtëpi në lagjen Arrameras të Fushë Krujës. Nga raportimet e para, bëhet me dije se shtëpia ku është vendosur tritoli këtë mbrëmje është e Artur Kurtit. Deri më tani raportohet se dëmet janë vetëm materiale. Nuk dihet nëse ky ka qenë një paralajmërim për Kurtin. Nuk dihet nëse pronari i shtëpisë është përfshirë në ndonjë përplasje apo nëse ka problem me ligjin.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB