Aktualitet

Shpërthim me tritol në një banesë në Ishull-Lezhë, policia në kërkim të autorëve

Nga të dhënat paraprale, mësohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të një banesës së shtetasit S. Q. 

zh.ll
Shpërthim me tritol në një banesë në Ishull-Lezhë,
foto ilustruese

LEZHË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit zonën e Ishull-Lezhës. Nga të dhënat paraprale, mësohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të një banesës së shtetasit S. Q. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, ku nga shëprthimi raportohet vetëm për dëme të vogla materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit ose autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB