Aktualitet

Viktor Bardhi u ekzekutua me silenciator në makinë, kontrolle me vendim Gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

Banesat u përkasin pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm apo të njohur të tyre, pasi po hetohet pista e hakmarrjes.

F.I
Viktor Bardhi u ekzekutua me silenciator në makinë, kontrolle me
Viktor Bardhi

MIRDITË-Prej 3 shtatorit, ende nuk ka një autor apo pistë që të çon në zbardhjen e atentatit të Viktor Bardhit. Lidhur me ekzekutimin e 65-vjeçarit, me vendim të Gjykatës së Lezhës janë urdhëruar kontrolle në 5 banesa, ku ka dyshime se mund të gjenden të dhëna lidhur me autorët.

Banesat u përkasin pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm apo të njohur të tyre, pasi po hetohet pista e hakmarrjes. Viktor Bardhi u gjet i vrarë brenda automjetit të tij mëngjesin e 3 shtatorit. Autorët i zunë pritë teksa 65-vjeçari ishte nisur për në punë. Makina 'Mercedes Benz' e Bardhit u bë shoshë nga plumbat dhe u gjet e përplasur me një bordurë.

Automjeti, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes, është marrë me qira në Kosovë. 65-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për motive gjakmarrjeje, pasi më herët i është vrarë vëllai, Martin Bardhi, dhe nipi, Kristian Marku.

Gjithçka ka nisur më 26 maj të 2023 teksa Saimir Reçi, (Nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020) ka pasur një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e viktimës, shkak ishte bërë një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Debati verbal mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike. Menjëherë pas sherrit Enrik Bardhi ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë automatikun për të vrarë bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me të ka ikur dhe viktima, Martin Bardhi.

Ata i kanë zënë pritë Saimir Reçit në dalje të Rreshenit dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Ai nuk pësoi lëndime pasi makina ishte e blinduar. Për shkak të të shtënave ai humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge ku dhe u përplas./ZËRI

Poll

MOS HUMB