Aktualitet

Plagosi të riun që i ngacmoi partneren, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

27-vjeçari, nga raportimet e bëra deri më tani, ka ngacmuar partneren e Lucajt, i cili i ka kërkuar llogari.

F.m
Plagosi të riun që i ngacmoi partneren, arrestohet 30-vjeçari
Tale

LEZHË- Ermir Lucaj, 30-vjeçari që plagosi Alfred Markun është vënë në pranga. Policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit me të cilën u krye plagosja dhe mjetin me të cilin autori u arratis nga vendngjarja. Lucaj ishte në një lokal në Tale të Lezhës me partneren e tij, kur u përball me Markun.

27-vjeçari, nga raportimet e bëra deri më tani, ka ngacmuar partneren e Lucajt, i cili i ka kërkuar llogari.

"Përse më sheh gruan?", mësohet të ketë thënë Lucaj dhe më pas dyshja janë përplasur fizikisht. 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Markut. Më pas është arratisu, por vetëm pak orë më vonë, u prangos. 

 

Poll

MOS HUMB