
pamje nga ngjarja
SARANDË- Një shpërthim i fortë është raportuar në afërsi të portit të Sarandës. Një polumbar ka humbur jetën. Dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit. Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
/ZËRI
Poll