Aktualitet

Shqipëria 'varrezë' makinash

Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

E.K
Shqipëria 'varrezë' makinash
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës. Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Europë. 51% e automjeteve të pasagjerëve në vend kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total 99% e automjeteve në vend kanë një moshë mbi 10 vjeçare, sërish më e larta në Europë.

Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani. 1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet. Shqipëria, përveçse ka peshën më të lartë të makinave të vjetra, ka dhe dominim të atyre me naftë, që janë ndotësit më të mëdhenj.

Poll

MOS HUMB