Aktualitet

Shqiptar i dëbuar nga Anglia rikthehet në 'ishull', nis karrierë në...OnlyFans!

Shqiptari iku në Mbretërinë e Bashkuar pasi u arrestua në Gjermani duke u përpjekur të kontrabandonte një kilogram kokainë.

k.m.
Shqiptar i dëbuar nga Anglia rikthehet në 'ishull', nis
Maksim Progni

BRITANI E MADHE- Një trafikant droge, i cili u dëbua nga Britania, është rikthyer në vendin ishullor, por me një profesion të ri. Shqiptari Maksim Progni ka nisur që të pozojë nudo për faqen e "OnlyFans". Shqiptari iku në Mbretërinë e Bashkuar pasi u arrestua në Gjermani duke u përpjekur të kontrabandonte një kilogram kokainë. Ai u ekstradua nga Anglia dhe u burgos në Gjermani, por më pak se dy vjet më vonë ai u kthye në Britani. Në rrjetet e tij sociale mburret me udhëtimet e tij në klube nate dhe restorantet, si dhe pozon nudo në një faqe OnlyFans me pagesë prej 7.50 paundësh në muaj.

Progni, 36 vjeç, ka refuzuar të zbulojë se si ka mbërritur në Angli, duke ngjallur dyshimet se mund të ketë shkuar ilegalisht. Ai mendohet se jeton në Londrën Lindore dhe punon si trajner personal, duke e promovuar veten me foto me të mbathura dhe vetëm me një peshqir në Tëitter dhe Instagram. Progni po përpiqet gjithashtu të nisë një karrierë si krijues në OnlyFans.

Si u arrestua shqiptari?

Progni u ndalua nga policia gjermane në ëachtendonk, pranë kufirit me Holandën në prill të vitit 2016. Dokumentet e siguruara nga "The Sun" zbulojnë se Policia gjeti kokainë në çantën e tij me peshë 1,048 gram. Besohet se Progni është arratisur për në Mbretërinë e Bashkuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Progni u ekstradua nga Britania në shtator 2022 dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burg në shkurt 2023. Më pas,  ai u kthye në Shqipëri në shkurt të vitit 2024, pasi kishte vuajtur vetëm 11 muaj burg. Sipas ligjeve gjermane, ai kishte të drejtë të kthehej në shtëpi pasi kishte vuajtur 40 përqind të dënimit të tij.

Kur papritur u shfaq në Londër.

"Jam shfrytëzuar nga bandat shqiptare në të kaluarën. Cilado qoftë e kaluara ime, unë meritoj të jetoj një jetë normale si të gjithë të tjerët."-tha Progni. I pyetur në lidhje me faqen e tij OnlyFans, Progni i tha The Sun: Unë nuk punoj, sepse nuk më lejohet të punoj tani.

Po ashtu, këmbënguli se nuk fitonte para nga OnlyFans./ZËRI

Poll

MOS HUMB