
BRITANI E MADHE- Një grua shqiptare është paraqitur në gjykatë pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish me gomone. Ujëza Kurmekaj, 32 vjeç, u paraqit në gjykatë disa ditë më parë por pa një përkthyer, pasi pretendonte se nuk dinte anglisht.
Ndaj u desh ndërhyrja e gjyqtarit Nigel Daly, i cili tha: Nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, ajo sigurisht që nuk mund të dënohet.
Sipas mediave të huaja, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në shkelje të ligjit të emigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Po ashtu, po hetohet edhe për mbajtje të 10 grameve kokainë dhe posedim të parave të pista.
Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury vetëm konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten.
Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë./Zëri.ai