Aktualitet

Shteti del 'në shitje', jep pronat publike për zhvillim te privati! Kulla 41 kate nga Komuna e Parisit tek Inxhinieria

Në këtë marrëveshje partneri publik ofron financimin dhe realizimin e projekteve, duke përfituar nga rritja e sigurt dhe e qëndrueshme e të ardhurave dhe kthimet me rrezik të ulët nga investimi.

E.K
Shteti del 'në shitje', jep pronat publike për zhvillim te
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka çelur këtë të mërkurë një procedurë prokurirmi me objekt: “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”. Kjo procedurë ka për qëllim që afrojë sa më shumë projekt ide për zhvillimin e pronës publike në bashkëpunim me privatin. Ajo që do të përfitojë shteti nga kjo marrëveshje, janë zyra të reja. Në termat e referencës së procedurës të hapur nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit thuhet ndër të tjera se shteti do të ofrojë ose ndërtime të amortizuara që do të përmirësohen, duke pasur partneritet me subjekte private që do të kenë përfitimin e tyre në këtë investim ose do të jepen prona publike mbi të cilat do të zhvillohen ndërtime të reja, më saktë kulla që pritet të shkojnë deri në 41 kate.

Sipas procedurës, synohet që në këto marrëveshje të dyja palët të dalin të fitura. Institucionet publike do të marrin zyra të reja, ambiente më të mira pune, të cilat sipas procedurës do të krijojnë më shumë mundësi për punonjësit dhe do të rrisin produktivitetin e tyre, ndërsa subjektet private do të ndërtojnë. Në këtë marrëveshje partneri publik ofron financimin dhe realizimin e projekteve, duke përfituar nga rritja e sigurt dhe e qëndrueshme e të ardhurave dhe kthimet me rrezik të ulët nga investimi. Ndër të tjera theksohet se kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Territorit në hapjen e procedurës sunon që të arrijë një bashkëpunim efikas publik-privat, ndërsa thuhet se investimet në zona do të rrisin efektet positive në komunitetet duke e bërë kontekstin urban dinamik dhe frymëzues.

Por, ky bashkëpunim, pritet që tu hapë rrugë ndërtimit të kullave shumëkatëshe, në disa nga zonat më të lakmuara të Tiranës, aty ku prona shtetërore do to jepet privatit. Siç shkruan Monitor, projekti ka si pjesë përbërëse të tij dy lote. Ndërkohë hapja e konkursit ka dy thirrje. E para THIRRJA 1 dhe 2 ku secili vjen nën emërtimin: KLASTERI I ADMINISTRATËS PUBLIKE + ZHVILLIM MULTI-FUNKSIONAL ku secili ka katër site dhe dy grupe. Por cilat janë në fakt pronat shtetërore që do të kalojnë te privati në këmbim të zyrave. Ndërkohë përveç kësaj, Korporata e Investimeve do të marrë hapësira të cilat mund t’i japë me qira për të tretë si banka apo zyra.

Shteti del 'në shitje', jep pronat publike për zhvillim te
Projekti
Shteti del 'në shitje', jep pronat publike për zhvillim te
Projekti
Shteti del 'në shitje', jep pronat publike për zhvillim te
Projekti
Shteti del 'në shitje', jep pronat publike për zhvillim te
Projekti

Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit, konkretisht Komuna e Parisit, Bulevardi Zhan D’Ark, zona pranë Harry Fultz si dhe zona tek Inxhinieria e Ndërtimit në Tiranë. Por le ti marrim me radhë.

Projekti tek Komuna e Parisit

Për bashkëpunimi me privatin shteti në zonën e Komunës së Parisit, një prej zonave më të lakmuara të Tiranës vitet e fundit për shkak të afërsisë me qendrën dhe Parkun e Liqenit Artificial do të vërë në dispozicion 9,400 m2. parcelë toke. Toka më parë është përdorur si vend parkimi për makinat shtetërore. Në zonë vihet re se ka mungesë të parkimeve dulke qenë se shumica e ndërtesave i përkasin viteve më parë dhe janë të amortizuara dhe pa parkim nënëtokësor, prandaj synohet që me këtë marrëveshje të lehtësohet dhe trafiku në zonë, pasi do të ketë shtim të parkimeve nëntokësore.

“Programi për këtë sit, i cili është zhvilluar bazuar në kërkesat specifike të secilit institucion dhe më pas është qartësuar përmes disa punëtorive dhe konsultimeve, arrin një sipërfaqe prej rreth 25,000 m2 – (shifra e saktë gjendet në tabelën në Aneks). Ky program do të akomodojë 22 institucione, secili me hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta. Disa prej këtyre institucioneve punojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin ose janë pjesë e së njëjtës ministri, ndërsa të tjerët.

Përveç programit institucional të përshkruar në Aneks, i cili përfshin hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta, AIC kërkon gjithashtu projektimin e 5,000 m2 shtesë në këtë lot. Kjo hapësirë shtesë do të destinohet për funksione të tilla si, zona bankare, hapësira tregtare dhe zyre, për qira. Këto hapësira me qira do të menaxhohen nga AIC për të kompensuar kostot operative të klasterit administrativ. Ndaj, programi total i projektimit për Lotin 1 arrin gjithsej në rreth 30,000 m2” thuhet në ddocument shkruan Monitor.

Projekt pranë Bulevardit Zhan D’Ark

Bulevardi Zhan D’Ark në gjithë hapësirën e tij, është një zonë e lakmuar e kryeqytetit për shkak të afërsisë me qendrën dhe aksesin në disa institucione. Kështu, këtu shteti do të vërë në dispozicion një truall me sipërfaqe 2840 m2. Ndërsa si godinë, është ajo ku ndodhen aktualisht Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar. Për qëllimet e kësaj thirrjeje, programi paraprak i zhvillimit multi-funksional (për tu përdorur si baza e gjenerimit të propozimit vizual) duhet të marri parasysh karakteristikat e mëposhtme:

Programi Paraprak • Parkim (nëntokësor) • Banim • Zyra • Shërbime • Tregti.

Kërkesa Projektimi • Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi multi-funksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m2 dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500m2. • Parkim të mjaftueshëm • Ndjeshmëri karshi sitit dhe kontekstit përreth • Ndjeshmëri të lartë karshi furnizimit me ndriçim natyral, duke minimizuar impaktin e hijes” thuhet në dokumente.

Projekt tek ASHK pranë shkollës Harry Fultz

Këtu shteti do të japë në përdorim truallin ku ndodhet Agjencia Shtetërore e Kdastrës në një truall prej 5,000 m². Kjo zonë ndodhet pranë ‘’Zogut të Zi’’ dhe Bulveradin “Zogu i Parë”, dy zona po ashtu me një zhvillim ekonomik dinamik dhe me aksesueshmeri në disa institucione të rëndësishme të vendit. Aktualisht, një pjesë e stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është e vendosur në këtë zonë, në një ndërtesë 6-katëshe të rinovuar rishtazi. Kjo ndërtesë përfshin një arkiv në katin përdhe dhe hapësira zyrash në katet e sipërme.

Ndërtesa ekzistuese do të mbetet në sit, shkruan Monitor. Programi i ri duhet të projektohet për të plotësuar strukturën ekzistuese, duke përfshirë ndërtimin shtesë në anët dhe potencialisht mbi të për të maksimizuar hapësirën e disponueshme. Siti i propozuar ka distance 1.8 km nga qendra e Tiranës, afër me Sheshin Skënderbej dhe bulevardin kryesor, ku gjenden pjesa më e madhe e funksioneve administrative të Tiranës”.

Pronë tek Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Këtu do të ofrohet ndërtesa e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, që sipas procedurës duhet të shembet për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti shkatërrimitar i nëntorit të vitit 2019. Zona përfshin një sipërfaqe prej 3,000 m². Përmbledhja e kërkesave hapësinore duhet të përfshijë ambient të përshtatshëm për 153 punonjës, sa është dhe stafi i ATP-së.

Ndarja e hapësirës përfshin një zyrë të të Drejtorit të Përgjithshëm me sipërfaqe 75 m², tre zyrapër 2 persona me sipërfaqe prej 75 m², 48 zyra për 4 persona me sipërfaqe prej 25m² secila, një sallë takimesh për 20 persona me sipërfaqe 50 m², një sallë pritjeje 25 m², një arkiv me sipërfaqe 380 m² dhe dy magazina me sipërfaqe 120 m² secila.

“Zona e përzgjedhur për rizhvillim do të shërbejë si siti për ndërtimin e një Zhvillimi Multi-funksional. Specifikat hapësinore, funksionale dhe tipologjike të këtij zhvillimi do të përcaktohen dhe dakordësohen më tej nëpërmjet një procesi negocimi midis AIC dhe partnerit të përzgjedhur privat, i cili do të jetë përgjegjës për financimin e klasterit të institucioneve qeveritare, dhe do të jetë përfituesi kryesor i këtij zhvillimi multi-funksional”, shruhet në document raporton Monitor.

Për qëllimet e kësaj thirrjeje, programi paraprak i zhvillimit multi-funksional (për tu përdorur si baza e gjenerimit të propozimit vizual) duhet të marri parasysh karakteristikat e mëposhtme:

Programi Paraprak • Përdorim i Përzier/Multi-funksional • Konvikte Kërkesa Projektimi • Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi multi-funksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m2 dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000m2. • Parkim të mjaftueshëm • Ndjeshmëri karshi sitit dhe kontekstit përreth • Ndjeshmëri të lartë karshi furnizimit me ndriçim natyral, duke minimizuar impaktin e hijes./ZËRI

Poll

MOS HUMB